Tahiri nga Stanoci i Epërm: Projektet e lëna në gjysmë do të përfundojnë në mandatin e ardhshëm

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, së bashku me kandidatin për asamble, Blerim Hyseni, kanë vizituar lagjet Hyseni, Bllaca, Buliqi dhe Kosumi në Stanoc të Epërm, ku janë takuar me banorët dhe kanë dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.

Tahiri theksoi se shumë nga projektet e nisura gjatë mandatit të tij të kaluar, si furnizimi me ujë të pijshëm, ndriçimi publik dhe rrugët, kanë mbetur në gjysmë dhe nuk janë vazhduar nga qeverisja aktuale.

“Në katër vitet e ardhshme do të angazhohemi që të përfundojmë e të avancojmë projektet e lëna përgjysmë. Do ta rregullojmë shetitoren përgjatë kanalit të Ibërlependcit, nga lagja e Buliqve deri te lagja e Haradinajve, duke përfshirë ndriçim, kënde fitnesi dhe fusha sportive,” u shpreh Tahiri.

Ai po ashtu premtoi mbështetje për bizneset lokale dhe krijimin e mundësive për punësimin e grave dhe të rinjve, duke theksuar se këto ishin ndër kërkesat kryesore të banorëve gjatë takimeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit