Xhafer Tahiri, kandidat i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë sonte u prit me entuziazëm nga banorët e lagjes “Mahalla e Sheqerave”.
Tahiri nga kjo lagje u zotua se buxheti i Komunës do t’i shërbejë vetëm Vushtrrisë
“Bashkimi i të gjitha gjeneratave të LDK-së në shkollën “Mustafë Venhari” është dëshmi e qartë se rikthimi po ndodh! ✌️✌️
📍Në lagjen ikonike “Mahalla e Sheqerave” u pritëm me entuziazëm nga banorët.
Gjatë 4 viteve të ardhshme do të përfundojmë:
🔥 Ngrohtoren e qytetit
📚 Mësimin tërë ditor në shkollën “Mustafë Venhari”
🏫 Ndërtimin e çerdhes në lagjen “Shote Galica”
🌳 Krijimin e parkut për fëmijë
Por mbi të gjitha, ZOTOHEM që buxheti i Komunës do t’i shërbejë vetëm Vushtrrisë! 💙“, shkroi Tahiri.









