spot_img
spot_img
Wednesday, February 25, 2026
spot_img
spot_img

Tahiri: Ne e kemi kandidatin – Ramush Haradinaj i përmbush të gjitha atributet për president

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i plotëson të gjitha kriteret për të qenë president i vendit.

Tahiri tha se për AAK-në nuk është sekret që Haradinaj përfaqëson profilin e duhur për këtë post.

“Nuk është as sekret e as konfidenciale që AAK-ja e ka një profil, i cili sipas nesh i përmbush tri atributet e një presidenti. Kemi Ramush Haradinajn, i cili i përmbush këto tri atribute për vendin”, deklaroi Tahiri.Sipas tij, atributi i parë është dëshmia për shtetin, si në luftë ashtu edhe pas saj.


“Ai është i dëshmuar për vendin, jo vetëm në kohën e luftës, por edhe pas luftës. Nga transformimi i TMK-së, ndërtimi i institucioneve demokratike lokale, konsensusi ndërpartiak për qeverinë e parë në koalicion me presidentin Rugova, e deri te përballja me procese të rënda gjyqësore për Kosovën”, u shpreh Tahiri.

Ai theksoi se Haradinaj ka pasur bashkëpunime dhe përballje politike me parti të ndryshme, duke përmendur raportet me PDK-në, dialogun me LDK-në, si dhe kauza të përbashkëta me kryeministrin Albin Kurti, përfshirë themelimin e Ushtrisë së Kosovës, kundërshtimin e ndarjes së vendit dhe vendosjen e taksës.

“Në fund, ai është një profil me përvojë. Presidenti duhet të ketë përvojë dhe pjekuri politike. Unë, me 25 vite përvojë pune, nuk do t’ia lejoja vetes të mendoja se mund të jem kandidat për president”, shtoi Tahiri.

Sipas tij, posti i presidentit kërkon figurë unifikuese, me përvojë shtetformuese dhe kredibilitet të dëshmuar ndër vite.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit