Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, nuk pret zhvillime pozitive nga seanca e nesërme e Kuvendit.
Ajo ka vlerësuar se përpjekja e nesërme për konstituimin e Kuvendit do të përfundojë gjithashtu me dështim.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, di vetëm të dështojë.
“Kurti vec me deshtu dine- mos u cuditni, edhe neser e deshton seancen..”, ka shkruar Tahiri.






