Tahiri: Kurti s’e fton Haradinajn për çështjen e presidentit sepse e di pozicionin tonë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për arsyen e mundshme pse kryeministri Albin Kurit nuk po e fton Ramush Haradinajt në diskutimet për gjetjen e një zgjidhjeje për presidentin.

Tahiri ka thënë se Kurti e di pozicionin e AAK-së dhe se partia që drejton Haradinaj nuk bëhet pjesë e spektaklit politik që synon konsumimin e opozitës.

Sipas deputetit të AAK-së, takimet një me një, nuk kanë synim për të gjetur zgjidhje


“Arsyet nuk i di, as nuk i kam dëgjuar. Por ajo që e shoh, një nga arsyet mundet me qenë që ai e din pozicionin tonë”, ka thënë Tahiri.

“Ne s’do të bëhemi në asnjë moment pjesë e një spektakli politik me e konsumu opozitën. Takimet 1me1 kurrë s’kanë pas synim me ia dhanë Kosovës një president unifikues”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit