Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka deklaruar para fillimit të seancës së 36-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve, duke përmendur rënien e tyre në matjet e fundit dhe mungesën e partnerëve të mundshëm për qeverisje.
“Deputetët e kanë përgjegjësi ligjore të jenë në seancë dhe me i dhënë drejtim formimit të organeve të Kosovës. Ju e dini që këtu nuk jemi të bllokuar te partitë e tjera, por te partia e parë. Këta kanë vendosur të bllokojnë situatën, nuk mund ta bllokojë situatën asnjë parti tjetër pos VV-së. Atyre u takon të marrin veprime, ne kemi hapur rrugë. Humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve ka me qënë VV-ja, këta nuk kanë partnerë të qeverisë. Në matjet e fundit është partia që ka rënien më të madhe”, u shpreh Tahiri.
Ai theksoi se përkundër përpjekjeve të subjekteve të tjera për të zhbllokuar situatën politike, përgjegjësia qëndron tek VV-ja, të cilës i takon, si parti e parë, të ndërmarrë veprimet e duhura për formimin e institucioneve.






