Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë fjalës së tij në seancën për votimin e Qeverisë, ka kritikuar Albin Kurtin për numrin e madh të ministrive të parashikuara në kabinetin e ri.
Tahiri ka thënë se ndarja e 21 ministrive përbën vetëm akomodim të interesave politike dhe partiake.
Sipas tij, një qeveri kaq e madhe duket sikur propozohet për një shtet të madh si Kina, e jo për një Kosovë me 1.7 milionë banorë.










