Tahiri i AAK-së: Nuk marrim pjesë në seancën për president ku propozohen dy kandidatë prej një partie

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri ka konfirmuar se si grup parlamentar nuk do të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit e në të cilën do të propozohen dy kandidatë prej një partie.


“Asnjëherë, prej kur ka filluar diskutimi për president, nuk ka pasë konsultim serioz. Nuk ka pasë qëllim me ardhë deri te një president i cili ka tipare unifikuese dhe konsensuale. Ajo që u diskutua për dy muaj rresht është për Qeverinë e Kosovës, a do dikush me marrë përsipër me qenë në Qeverinë e Kosovës, po jo për me ardhë deri te një emër konsensual.

Andaj, çka do që shihni, çka do që njihni, është vetëm për konsum publik, është për me e bë një lajm edhe është lojë e hedhjes së fajit. E faji dihet ku është, 66 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje udhëheqin qeverinë me 21 anëtarë dhe 450 njerëz që punojnë të emëruar politikë. Për president nuk i ka.Debati nuk ka ndodhë asnjëherë dhe po vazhdon kështu, kjo rrjedhimisht na çon në një situatë të thjeshtë, e cila është situata jo më e mirë për popullin e Kosovës, zgjedhjet.Nuk do të marrim pjesë në seancë ku do të jenë dy kandidatë të propozuar prej një partie.

Ky shtet, këto institucione nuk janë të një partie, janë të demokracisë, të shumë partive. Pra, nuk marrim pjesë në atë seancë.Nuk e di çka do të ndodhë. Ajo çka kam parë për shkak se ne si Aleancë nuk kemi qenë pjesë e diskutimit për president, e shohim se tendenca është me ardhë deri te dita e fundit kur të shpallen zgjedhjet dhe kur të përfundojnë një mori ligjesh, një mori emërimesh, të cilat në esencë e kanë emërimin e njerëzve partiakë e jo konsensualë”, tha Tahiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit