Tahiri: Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë Komisionin e Votimit të Fshehtë

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli jokushtetues vendimin për themelimin e Komisionit për Votim të Fshehtë në seancën konstituive të Kuvendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Tahiri theksoi se ky aktgjykim është një fitore për rendin kushtetues dhe një mposhtje e përpjekjeve për të bllokuar institucionet për arsye politike.

Ai kujtoi se prej 15 prillit konstituimi i Kuvendit ishte i bllokuar, fillimisht nga dështimi i grupit më të madh parlamentar për zgjedhjen e Kryetares dhe më pas nga një propozim jokushtetues që pengoi vijimin e seancës.

“Prej 15 prillit, konstituimi i Kuvendit është bllokuar – fillimisht nga dështimi i grupit më të madh parlamentar për të zgjedhur kandidaten e tyre për Kryetare të Kuvendit, dhe më pas, nga 30 prilli, përmes insistimit të një propozimi jokushtetues që pengoi vijimin e seancës konstituive”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri shtoi se si deputet ka mbështetur këtë vendim për të mbrojtur rendin kushtetues dhe për të ndalur përdorimin instrumental të rregullave parlamentare.

“Në këtë betejë, kemi qëndruar në mbrojtje të Kushtetutës dhe kemi dëshmuar se demokracia parlamentare nuk është pronë e askujt. Rendi kushtetues triumfoi – dhe me të, edhe vullneti për institucione funksionale, jo peng të një partie të vetme”, përfundoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit