Tahiri: Familja në qendër të programit për Vushtrrinë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka theksuar sot se programi i tij qeverisës vendos familjen në qendër të politikave komunale.

Gjatë një takimi me qytetarët e Vushtrrisë, ai u shoqërua nga kandidatja për Asamblenë Komunale, Kimete Mehana, e cila sipas tij ka një jetë të tërë të përkushtuar në shërbim të familjeve në nevojë.

Tahiri tha se nga 12 tetori buxheti i Komunës do të orientohet drejt mbështetjes së çdo familjeje, duke synuar t’i ndihmojë qytetarët të përballojnë koston e jetesës.

“Familja është themeli i shoqërisë sonë, dhe qeverisja jonë do ta ketë atë prioritet kryesor. Çdo projekt dhe investim do të shërbejë për mirëqenien e familjes vushtrriase,” u shpreh Tahiri.

Ai shtoi se ky vizion do të realizohet me një buxhet të planifikuar për të krijuar kushte më të lehta jetese për të gjithë qytetarët e komunës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit