Arian Tahiri, deputet i zgjedhur i PDK-së, ka dhënë një intervistë në Blic, ku ka folur për shumë tema.
Sikurse raportohet, Tahiri ka theksuar se pa Albin Kurtin, kryeministër në detyrë i Kosovës, VV-ja bie në pesë për qind.
Tutje, Tahiri ka vlerësuar se në zgjedhjet e ardhshme do të rritet.
“Nuk jemi frikësuar në të kaluarën dhe nuk frikësohemi as tani. Përkundrazi, jam i bindur se kurdo që mbahen zgjedhjet e reja, ne do të dalim edhe më mirë. Unë besoj shumë tek Partia Demokratike e Kosovës. Ne, si subjekt politik jemi sfiduar shumë, prej vitit 2020 nuk i kemi dy liderët tanë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, megjithatë, kemi arritur të jemi forca kryesore lidere opozitare”, ka deklaruar Tahiri.








