spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Sylvinho paralajmëron largimin, zbulon dy emrat që mund të jenë pasuesit e tij te Kombëtarja

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, u shfaq i kënaqur pas fitores ndaj Letonisë, duke theksuar se nuk është i shqetësuar për rastet e humbura nga sulmuesit, sidomos nga Armando Broja.

“Broja ka bërë një ndeshje shumë të kompletuar, nuk më shqetëson nëse shënon apo jo. Ka ndryshuar klub, vjen nga një dëmtim i vështirë, është i fortë dhe i gjatë. Do vijë momenti i tij, e rëndësishme është që punon për ekipin. Sot bëri shumë mirë”, u shpreh tekniku brazilian.

Ai pranoi se në minutat e fundit pati pak ankth për një gol të mundshëm nga letonët, por përgëzoi ekipin për lojën e zhvilluar.

“Bëmë shumë mirë për 60 minuta, por e dimë që Letonia nuk hapet kurrë. Edhe me Serbinë ishte njësoj, mbeten në lojë deri në fund. Kjo solli pak shqetësim, por jam krenar për djemtë”, tha Silvinjo.

Sa i përket repartit ofensiv, trajneri u shpreh se golat do të vijnë me kohë. “Sulmi është pjesa më e vështirë, sepse hapësirat mbyllen. Por kemi Bajramin e Asanin me nga 6 gola, Manajn me 4, ndërsa Broja, Daku e Hoxha do të kenë momentet e tyre. Më e rëndësishme është që krijojmë raste”, nënvizoi ai.

Në fund, Silvinjo falënderoi trajnerin e Shpresave, Alban Bushi, për lojtarët e rinj të sjellë në ekipin A dhe la të hapur mundësinë që si ai, ashtu edhe Bulku, të jenë pjesë e së ardhmes së stolit kuqezi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit