Analisti Valon Syla, ka reaguar pas situatës për zgjedhjen e presidentit në vend.
Syla në Pressing e përmendi edhe deputetin e PDK’së, Nait Hasanin, i cili ka reaguar ndaj raportimeve se Andin Hoti mund të jetë kandidat i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e presidentit.
“Albini nuk i paska borgj as Nait Hasanit që sot i rrijke gatitu e me mish e me shpirt dojke me ia votu Andin Hotin”, tha Syla.
Hasani të mërkurën tha se do ta votonte Hotin nëse grupi i PDK’së do të qëndronte në sallë.









