Reagimi i analistit është përforcim i stereotipeve gjinore dhe minimizim i rolit të grave në shoqëri.
Analisti Valon Syla ka reaguar pas një postimi të aktivistes Vasfije Krasniqi, ku ajo shfaqej së bashku me dy deputetet e zgjedhura të Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi dhe Ardiana Matoshi.
Megjithëse bëhet fjalë për një aktiviste me famë botërore në luftën kundër përdorimit të dhunës seksuale si armë lufte, pra zonjën Krasniqi, dhe dy artiste të njohura, Matoshi dhe Llaloshi, Syla ka zgjedhur të përdorë një gjuhë përçmuese.
Përmes gjuhës së tij, Syla ka reduktuar gratë në stereotipe kulturore, duke i vendosur ato brenda kornizave patriarkale të diskursit publik, ku kontributi i tyre intelektual, politik dhe shoqëror minimizohet përmes përqasjeve seksiste.
Në këtë kontekst, Syla ka përforcuar steriotipin e grave si qenie që “këqyrin fall”, duke mirëmbajtur ndarjet gjinore patriarkale.
“Uuuhh hanëm-inxhe. U knaqëm.
Filxhanat a pi kqyrni, tani?”, ka shkruar Syla.








