Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka refuzuar të komentojë deklaratat e presidentes Vjosa Osmani mbi ndalimin e luftës ndërmjet Kosovës e Serbisë nga Trump.
I pyetur nga gazetarët para nisjes së seancës së 46-të konstituive, Sveçla u shpreh shkurt, se nuk mundet t’i komentojë deklaratat e presidentes Vjosa Osmani
Presidentja Vjosa Osmani kishte konfirmuar fjalët e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili në një intervistë të fundit kishte thënë se kishte ndalur një luftë të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë kohës së mandatit të tij.






