spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Sveçla jep detaje për vërshimet dhe zjarrin në fabrikën e Gjakovës: U angazhuan zjarrfikës nga 6 komuna

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se institucionet e emergjencës janë angazhuar me të gjitha kapacitetet për të menaxhuar vërshimet dhe zjarret që kanë goditur vendin gjatë ditëve të fundit.


Përmes një postimi në Facebook, Sveçla njoftoi se situata më kritike ishte zjarri në një fabrikë të dyshekëve në Gjakovë, i cili u lokalizua falë një operacioni të gjerë të zjarrfikësve.

Ndonëse ministri Sveçla në reagimin e tij i referohet vetëm si “fabrika e dyshekëve në Gjakovë”, bëhet fjalë për objektin e kompanisë “Comodita”, i cili u përfshi nga flakët pasditen e së enjtes.

“Falë angazhimit të zjarrfikësve nga gjashtë komuna shtesë, përveç atyre të Gjakovës, si dhe përkushtimit dhe angazhimit të tyre vetëmohues, zjarri u lokalizua,” shkroi Sveçla.

Ai shtoi se Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME) tashmë ka nisur punën për të përcaktuar shkakun e saktë të këtij zjarri, që la pas dëme të mëdha materiale.

Përveç zjarrit, Sveçla theksoi se disa komuna të Kosovës po përballen me vërshime. Ai njoftoi se AME është mobilizuar maksimalisht për ta tejkaluar këtë situatë sa më parë.


Ai falënderoi zjarrfikësit, pjesëtarët e FSK-së dhe ekipet e kërkim-shpëtimit për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar për qytetarët e prekur nga këto fatkeqësi natyrore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit