spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Sveçla e komenton shkurt deklaratën e Trumpit: Jemi falënderues për mbështetjen e SHBA-së


Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka komentuar shkurt deklaratën e përsëritur të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me ndërhyrjen e tij për të parandaluar një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Përkundër peshës që deklarata e Trump ka marrë në opinionin publik, Sveçla është mjaftuar me një koment të shkurtër për të shprehur falënderimin ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Jemi jashtëzakonisht falënderues për mbështetjen e SHBA-së gjatë gjithë historisë së Republikës së Kosovës”, tha ai.

Kujtojmë se Donald Trump, edhe gjatë një fjalimi të fundit, deklaroi se në kohën e presidencës së tij kishte ndaluar shpërthimin e një konflikti të ri mes dy vendeve, duke pretenduar se kishte marrë premtime të drejtpërdrejta nga liderët përkatës për të ndalur përshkallëzimin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit