Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur sot para mediave për bastisjet e realizuara një ditë më parë në Zveçan, në pronat e politikanit serb Aleksandar Arsenijeviq.
Ai konfirmoi se janë kontrolluar tri prona të tij dhe të familjes së tij, ku janë zbuluar armë, një jelek antiplumb dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
“Tri prona të tij dhe familjes janë bastis dje. Ndër të tjera janë gjetur edhe pajisje për mining, dhe kryptovaluta që është shkelje doganore. Një lekek antiplub dhe disa gjëra tjera, gjë që tregon që ai ka qenë i kyçur në krim që një kohë të gjatë”, deklaroi Sveçla.
“Ai aktualisht nuk gjendet në Kosovë, por është në kërkim nga organet kompetente”.
Ai shtoi se këto të gjetura e dëshmojnë përfshirjen e Arsenijeviq në veprimtari të paligjshme.









