Suzana Tahiri ka publikuar fotografi dhe dëshmi të rënda kundër babait të saj, të cilin e akuzon se e ka sulmuar me çekan, duke e lënë me lëndime të rënda dhe duke e dërguar në spital.
Tahiri shkruan se babai i saj ka qenë ish-milic i Serbisë, i përfshirë në veprime të dhunshme ndaj shqiptarëve gjatë luftës, dhe se prej vitit 2000 ka ushtruar dhunë mbi nënën dhe vëllezërit e saj.
Ajo thekson se për shkak të kësaj dhune, familja e saj është rritur në qendra sociale, pa pasur asnjëherë një shtëpi të tyre.
“Për pak ma mori jetën në mënyrë makabre. I lus institucionet, sidomos prokurorinë, t’i japin dënimin e merituar. Më vjen turp ta quaj baba”, ka shkruar Suzana Tahiri.






