Suzana Tahiri, e njohur për tatuazhin që mban me figurën e ish-presidentit Hashim Thaçi, ka deklaruar hapur përkrahjen e saj për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Në një postim të saj, Tahiri ka uruar miqtë për suksese dhe ka theksuar se “Unë dhe Hashim Thaçi jemi këtu”, duke e shoqëruar mesazhin me simbole patriotike.
Përkrahja e saj ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, duke marrë vëmendjen për shkak të lidhjes simbolike që ajo mban me ish-presidentin përmes tatuazhit.










