Surroi ofron disa sugjerime për zgjedhjen e presidentit: Deputetët që e çojnë vendin në zgjedhje të mbajnë përgjegjësi

Publicisti Veton Surroi ka dhënë disa sugjerime për deputetët e Kuvendit të Kosovës për të ‘dalë’ nga kriza për zgjedhjen e një presidenti.

Sipas Surroit, Kuvendi ka akoma kohë të mjaftueshme për të ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe mekanizmat kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Ai ka kërkuar nga deputetët që të ushtrojnë obligimet e tyre kushtetues dhe të marrin pjesë e të votojnë në seancën për zgjedhjen e presidentit.

“Kuvendi i Kosovës ka ende hapësirë të mjaftueshme kohore dhe procedurale për të shmangur vetëshpërbërjen dhe për ta mos çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Të 120 deputetët duhet të përdorin mekanizmat ligjorë dhe kushtetues në dispozicion, duke ushtruar obligimin e tyre për zgjedhjen e presidentit/presidentes së vendit. Nuk ekziston asnjë pengesë procedurale apo kohore që do ta pamundësonte votimin dhe zgjedhjen eventuale brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Koalicioni në pushtet dhe partitë opozitare kanë hapësirë të mjaftueshme dhe përgjegjësi politike për të marrë vendime të përbashkëta”, thuhet në postimin e tij.

Në fund, Surroi ka kërkuar që “deputetët që e çojnë vendin në zgjedhje të parakoshme të mbajnë përgjegjësi”.

“Asnjë arsyetim për mosushtrimin e obligimit nga ana e deputetëve nuk mund të ketë peshë më të madhe sesa ajo e përgjegjësisë për çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme. Deputetët që e çojnë vendin në zgjedhje të parakoshme do ta mbajnë barrën e përgjegjësisë për këtë”, ka thënë Surroi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit