Flaka Surroi, opinioniste dhe publiciste e njohur, ka shkruar në lidhje me ecuritë e ardhshme politike, kur pritet të konstituohet Kuvendi dhe hapat e tjerë kushtetues.
Surroi ka vlerësuar se zgjedhjet e reja nuk iu konvenojnë qytetarëve.
Në opinionin e saj të botuar në KOHA, Surroi ka theksuar se nuk beson që VV-ja do të rrezikojë fitoren e 28 dhjetorit duke shkuar në zgjedhje.
“Në këtë çast, më së paku qytetarëve na konvenojnë zgjedhjet e reja. Sinqerisht, isha jo pak e befasuar me numrin e votuesve në dhjetor dhe isha absolutisht e habitur me rezultatin përfundimtar që ia dha shumicën absolute mes partive shqiptare VV-së” – ka shkruar Surroi, ndër të tjera, në shkrimin e botuar në Koha, që mund ta lexoni .








