Supremja vulos rastin e Zhurit – 12 vite burg për Iran Badallin dhe Arben Gashin

Një nga rastet më të rënda që ka tronditur vendin – incidenti me mjet shpërthyes në fshatin Zhur të Prizrenit – ka marrë epilog përfundimtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Sipas aktgjykimit që ka siguruar Sinjali, Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë, duke lënë në fuqi dënimet ndaj të pandehurve Iran Badalli dhe Arben Gashi.

Të njëjtit ishin shpallur fajtorë nga Gjykata Themelore në Prizren dhe më pas edhe nga Gjykata e Apelit për:

veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” në bashkëkryerje,

si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Për këto vepra, secilit prej tyre i është shqiptuar dënim unik prej 12 vitesh burgim.

Ngjarja që rrezikoi jetë njerëzish

Rasti lidhet me një incident të rëndë në Zhur, ku sipas dosjes së gjykatës, ishte vendosur mjet shpërthyes në një objekt banimi, duke rrezikuar seriozisht jetën e personave që ndodheshin aty, përfshirë edhe fëmijë, si dhe zyrtarët policorë që kishin intervenuar në vendngjarje.

Pretendimet e mbrojtjes u rrëzuan

Mbrojtja e të dënuarve kishte pretenduar:

mungesë të provave direkte që i lidhin të pandehurit me vendosjen e eksplozivit,

kundërthënie në dëshmi,

si dhe mangësi në ekspertizat forenzike, përfshirë analizat e ADN-së.


Megjithatë, Gjykata Supreme ka vlerësuar se:

nuk ka pasur shkelje esenciale të procedurës penale,

gjykatat më të ulëta kanë analizuar në mënyrë të plotë provat,

dhe se fajësia e të pandehurve është vërtetuar në mënyrë të mjaftueshme.

Në arsyetimin e saj, Supremja thekson se janë shqyrtuar provat materiale, dëshmitë dhe raportet forenzike, duke përfshirë edhe ekspertizat e ADN-së, dhe se nuk ka bazë për ndërhyrje në vendimet e mëhershme.

Vendim përfundimtar

Me këtë aktgjykim, vendimi ndaj Iran Badallit dhe Arben Gashit bëhet përfundimtar, duke mbyllur një proces gjyqësor disa vjeçar për një rast që kishte ngritur shqetësim të madh për sigurinë publike dhe rrezikimin e jetës së qytetarëve dhe zyrtarëve policorë.

Rasti i Zhurit mbetet një nga episodet më serioze të përdorimit të mjeteve shpërthyese në ambiente civile në Kosovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit