spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Supremja shqyrton ankesën ndaj dënimit me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën

Në Gjykatën Supreme të Kosovës, sot mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës së ushtruar kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila kishte vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës.

Krivaqa ishte dënuar më 4 gusht 2023 me burgim të përjetshëm për vrasjen e rëndë të Marigona Osmanit, një rast që kishte tronditur opinionin publik.

Seanca e sotme në Supreme pritet të përcaktojë nëse vendimi i Apelit do të mbetet në fuqi apo nëse çështja do të kthehet në rishqyrtim.

Marigona Osmani ishte 18 vjeçe kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit