Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Alternativa kundër vendimit të PZAP-së për ndarjen e fondeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Supremja vlerëson se PZAP nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vendimet e KQZ-së për fondet, ndërsa Alternativa mund të kërkojë mbrojtje juridike përmes procedurave të tjera të parashikuara me ligj.









