Supremja e kthen në rigjykim rastin e Fitim Dodës, i cili u dënua me afro 8 vjet burgim për tentim vrasje

Në seancën e rigjykimit të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Fitim Doda u deklarua i pafajshëm për tentim-vrasjen në Kolovicë më 26 mars 2024, ndërkaq pranoi fajësinë për armëmbajtje pa leje.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 24 korrik 2025, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Fitim Dodës dhe Arijan Sijarinës lidhur me rastin e tentim vrasjes në Kolovicë. I akuzuari Doda u dënua me dënim unik me 7 vjet e 10 muaj burgim, kurse Sijarina me 9 muaj burgim.


Gjykata e Apelit, pas ankesës së mbrojtësit të të akuzuarit Doda, avokatit Bekim Kelani, kishte ndryshuar këtë aktgjykim lidhur me dënimin, duke i shqiptuar të akuzuarit dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 5 vjet e 8 muaj, ndërsa kishte refuzuar ankesat e prokurorit dhe palës së dëmtuar, si dhe ankesën e avokatit Kelani sa i përket bazave tjera ankimore. Por, Gjykata Supreme me vendimin e 31 gushtit 2026, ka aprovuar si të bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga mbrojtja e të akuzuarit Doda, dhe e ktheu rastin në rigjykim.

Në seancën e sotme avokati Yll Hasani propozoi t’i ndërpritet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit Doda pasi që nuk ekziston rreziku i arratisjes, duke propozuar t’i caktohet arresti shtëpiak.


Propozimet lidhur me ndërprerjen e paraburgimit, si dhe plotësimin e ekspertizës, u kundërshtuan nga prokurori Hoti, si dhe nga përfaqësuesi i palës së dëmtuar, me arsyetimin se shkaqet mbi vendosjen e masës së paraburgimit ekzistojnë ende, ndërsa ekspertiza është mjaft e qartë.


Megjithatë, të dy palët thanë se ia lënë Gjykatës në vlerësim çështjen e rikonstruimit të vendit të ngjarjes.
Më pas, trupi gjykues i përbërë nga Gent Beka- kryetar, Adnan Kamberi dhe Agim Kuçi– anëtarë, refuzoi propozimin për ndryshimin e masës së sigurisë, pasi vlerëson se ekzistojnë ende kushtet për të cilat është vazhduar masa e paraburgimit.

Kurse, u aprovua kërkesa për rikonstruimin e vendit të ngjarjes, ndërkaq sipas gjyqtarit Beka, çështja e plotësimit të ekspertizës në raport me vrimën depërtuese do zbardhet me rastin e po këtij rikonstruimi, pasi që ashtu udhëzoi edhe Gjykata Supreme, raporton “Betimi për Drejtësi“.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit