spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

‘Superbomba’ e pamjaftueshme për të çarë malet iraniane, Trump gati të dërgojë forcat komando?

Nga Uashingtoni vijnë sinjale të forta për një konfrontim të mundshëm ushtarak me Iranin – por gjithçka mbetet pezull. Vendimi i Donald Trump për të goditur objektiva iraniane varet sa nga kalkulimet politike, aq edhe nga dilemat ushtarake.

Sipas “The Guardian”, një ndër shqetësimet kryesore të Trump është efektiviteti i bombës së famshme GBU-57, e njohur si “superbomba që çan bunkerët”. Pyetja është: a është kjo armë e mjaftueshme për të shkatërruar kompleksin bërthamor të Fordow, të ndërtuar thellë nën një mal?

Edhe nëse bombarduesit B-2 do ta godisnin disa herë, rezultati mbetet i pasigurt. Prandaj, siç ka ndodhur edhe me planet izraelite, gjithnjë është në lojë opsioni i ndërhyrjes me forca speciale – një manovër që risjell kujtimet e errëta të dështimit amerikan në prillin e vitit 1980, kur misioni për lirimin e pengjeve në Teheran u përplas me fatkeqësi logjistike në shkretëtirën iraniane.

Skenari i Uashingtonit: Goditje të kufizuara, jo luftë totale

Sipas informacioneve të brendshme, opsioni i parapëlqyer nga Shtëpia e Bardhë është një operacion kirurgjikal, me objektiva të kufizuar si Fordow, pa hyrë në një fushatë të gjerë. Në këtë skenar, pjesa më e madhe e barrës ushtarake do t’i mbetej Izraelit – i cili tashmë ka neutralizuar pjesërisht sistemet iraniane të mbrojtjes ajrore dhe ka reduktuar kapacitetet e raketave të Hezbollah-ut, ndonëse kërcënimi vazhdon.

Teherani kërcënon me Hormuzin dhe rrugët detare

Ayatollahët nuk tërhiqen. Përkundrazi, udhëheqësit më të lartë iranianë kanë paralajmëruar se çdo ndërhyrje amerikane do të sjellë pasoja të rënda. Nga mbyllja e ngushticës së Hormuzit me mina detare, te sulmet ndaj bazave amerikane në rajon, e deri te sabotime në trafikun detar në Gjirin Persik apo Detin e Kuq me ndihmën e rebelëve Houthi.

Një hije terrori në horizont

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë për sulme të mundshme nga celula të vogla iraniane me dronë dhe raketa, në vende ku ndodhen trupa apo ambasada amerikane. Rreziku i një vale terrori mbetet real dhe i pranishëm, veçanërisht në këtë kontekst gjeopolitik të ndezur. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit