Mëngjesin e sotëm, në Portin e Durrësit ka mbërritur super-jahti “Opera”, një nga anijet më të mëdha dhe luksoze në botë, në pronësi të Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe pjesëtar i familjes mbretërore të Emirateve.
Me gjatësi prej 146 metrash dhe vlerë prej rreth 450 milionë dollarësh, “Opera” është ndërtuar nga kompania gjermane Lürssen në vitin 2022.
Jahti zgjodhi Portin e Durrësit për një ndalesë të veçantë ku do të furnizohet me karburant. Sipas burimeve portuale, “Opera” do të marrë rreth 320 mijë litra naftë, me një çmim prej 1 euro për litër, ku një pjesë e taksave kontribuon në buxhetin e shtetit.










