spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Sulmuesi i shkrimtarit Salman Rushdie, merr 25 vjet burgim për përpjekje për vrasje

Një gjykatë në New York ka dënuar me 25 vjet burgim 27-vjeçarin Hadi Matar, i cili sulmoi shkrimtarin Salman Rushdie me thikë në vitin 2022, duke e lënë atë të verbër në njërin sy.

Rushdie, i cili ishte dëshmitar kyç në procesin gjyqësor, nuk ishte i pranishëm në seancën e shpalljes së dënimit. Ai kishte deklaruar se gjatë sulmit mendoi se do të vdiste, pasi Matar e goditi më shumë se dhjetë herë në kokë dhe trup.

Sulmi ndodhi gjatë një ligjërate të Rushdie-t në Institutin Chautauqua, New York. Para shpalljes së dënimit, Matar e quajti shkrimtarin “hipokrit”.

Matar u dënua me 25 vjet burgim për përpjekje për vrasje dhe shtatë vjet të tjera për therjen e një tjetër personi që ndodhej në skenë me Rushdien.

Prokurori i qarkut, Jason Schmidt, tha se Matar kishte planifikuar sulmin për të shkaktuar sa më shumë dëm, jo vetëm ndaj Rushdies, por edhe ndaj audiencës prej rreth 1,400 personash që ishin dëshmitarë të ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit