spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Sulmoi Izraelin me 40 raketa, pse Irani përdori modelin “Kheibar”?

Rreth 40 raketa me lëndë djegëse të ngurtë dhe të lëngshme, përfshirë raketën balistike Kheibar Shekan, e njohur edhe si Khorramshahr-4, u përdorën nga Irani në sulmet e së dielës ndaj Izraelit.

Raketa balistike me rreze të mesme veprimi është zhvilluar nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe u prezantua në vitin 2022.

Ajo vlerësohet të ketë ngarkesën më të rëndë në arsenalin e raketave balistike të Iranit.

Rrezja e saj vlerësohet të jetë rreth 1450 kilometra, sipas Al Jazeera.

Emërtimi “Khorramshahr-4” vjen nga qyteti iranian me të njëjtin emër, i cili ishte epiqendra e luftimeve të ashpra gjatë Luftës Iran-Irak në vitet 1980.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit