Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur derisa zyrtarët policorë po legjitimonin një person tjetër, i cili ndodhej në një veturë dhe dyshohet se ishte i afërm i të dyshuarit.
Gjatë incidentit, në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka penguar njësinë policore dhe ka tentuar ta ndihmojë të dyshuarin që të largohej nga vendi i ngjarjes.
Për rastin, përveç njësive policore, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.








