spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Sulmohet seksualisht një nxënëse në Gjakovë, babai i vajzës dyshon te punëtori i bufesë në shkollë

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve. Këto raste bëhen edhe më të tmerrshme kur dyshohet se ndodhin në institucione arsimore, sidomos në shkolla fillore, ku viktimat janë të mitura.

Një rast i ngacmimit seksual ka ndodhur së fundmi në një shkollë të Gjakovës, ku një e mitur dyshohet se është ngacmuar nga një person i moshës madhore.

Rasti ka ndodhur në shkollën “Mazllum Këpuska”, ndërsa rasti është denoncuar në Polici nga babai i vazjës, i cili ka thënë se vajza e tij është ngacmuar nga punëtori i bufesë së shkollës.

Burimet kanë bërë me dije se personi i moshës madhore, i cili prej shumë vitesh punon në bufenë e shkollës, dyshohet se ka hyrë në banjon e vajzave.

I dyshuari akoma nuk është arrestuar, ndërsa Policia janë vënë në kërkim të tij.

Hetimet për zbardhjen e detajeve të kësaj ngjarjeje kanë filluar, ndërsa rasti është inicuar si “Ngacmim seksual”.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit