Sulmohet fizikisht një person në Lipjan, i dyshuari arrestohet për vrasje të rëndë në tentativë

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u arrestua, ndërkaq viktima u dërgua për trajtim në QKUK.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Vrasje e rëndë në tentativë”.

“Lipjan / 27.09.2026 – 19:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit