spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Sulmohen policët në Prishtinë e Ferizaj, arrestohet një burrë e një grua

Dy raste të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë kanë ndodhur gjatë së dielës në Kosovë.

Për rastin e parë në Prishtinë, është arrestuar një grua. Ajo dyshohet se i ka sulmuar zyrtarët policorë nën ndikim të alkoolit.

Ndërkohë që me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta në ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, në rastin e dytë në Ferizaj, është arrestuar një person si i dyshuar që ka fyer e sulmuar një zyrtar policor.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet  në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit