Grupe kriminale terroriste serbe mbrëmë kanë sulmuar me eksploziv kanalin e Ibër Lepencit.
Pas këtij sulmi ka pasur reagime të shumta.
Reagim për këtë ngjarje ka bërë edhe Nehat Geci nga Llausha, i cili thotë se me shqetësim të madh morën këtë lajm terrorist.
Geci përmes një postimi në Facebook thotë se, akti terrorist është i organizaur mirë dhe koordinuar nga Serbia dhe presidenti Aleksandër Vuçiq.
Sipas tij, jaën cenuar themelet e shtetit të Kosovës, ndërsa apelon tëk institucionet e Kosovës që të bashkëpunojnë me SHBA-në dhe shtetet tjera aleate të vendit tonë.
Reagimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, me shqetësim të madh morëm lajmin pẽr aktin terrorist të eksplozivit e vendosur në arterien krysore të shtetit tonë, ky akt terrorist është i organizuar dhe mirë i koordinuar nga Serbia dhe vet presidenti i saj Vuçiq. Janë cenuar themelet e shtetit të Kosovës, mbështes insitucionet e Kosovës dhe lus që të bashkëpunojnë ngusht me Shtetet e bashkura të Amerikës dhe shtetet tjera aleate që të na mbështesin në kapjen e këtyre kriminelëve të cilët sakt e kanë ditur se ku duhet ta godasin, një falënderim i veçantë shkon për puntorët që sanuan përkohësisht dëmtimin e trases së kanalit Ibër – Lepenc.









