spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Sulmi në ambasadën izraelite në Uashington: Dy të vrarë nga një 30-vjeçar, i cili bërtiste “Palestina e lirë

Dy punonjës të Ambasadës Izraelite janë vrarë në një sulm me armë zjarri jashtë muzeut hebraik në Uashington, ku autori më pas hyri brenda ndërtesës duke u sjellë si i shqetësuar.

Sipas dëshmitarëve Yoni Kalin dhe Katie Kalisher, i dyshuari u ndihmua fillimisht nga vizitorët, të cilët nuk e dinin se ai ishte autori i të shtënave.

Kur mbërriti policia, 30-vjeçari Elias Rodriguez nga Çikago nxori një qeffiye të kuqe dhe bërtiti “Palestina e lirë”, para se të arrestohej. Ngjarja ndodhi në një kohë kur muzeu hebraik sapo kishte marrë një grant sigurie prej 500,000 dollarësh, mes shqetësimeve për kërcënime të mundshme për shkak të përkatësisë hebraike dhe ekspozitës së tij të re LGBTQ.

Drejtoresha ekzekutive e muzeut, Beatrice Gurëitz, tha se organizata ishte e vetëdijshme për rrezikun: “Ne e pranojmë se ka edhe kërcënime që lidhen me këtë, por duam që hapësira jonë të mbetet mikpritëse dhe e sigurt për të gjithë.”

Policia ka nisur hetimet për motivet e sulmit, ndërsa video të arrestimit të autorit janë publikuar në rrjetet sociale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit