Antonela Berisha ka folur për herë të parë për sulmin që ajo së bashku me motrën e saj Marinela, i bënë modeles, Klea Prenga.
Në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra”, Antonela deklaroi se ajo nuk kishte asgjë me vajzën e dhunuar dhe as që e njihte, por motra e saj ishte ajo që ishte provokuar prej saj.
Antonela pretendon gjithashtu se nuk ka gisht në këtë ngjarje, por thekson se ishte në vendin e gabuar në momentin e gabuar.
“Ka qenë një periudhë jo fort e lehtë për ne dhe familjen time. Doja të sillja edhe një mesazh, që pavarësisht të këqijave që kalojmë në jetë ne ringrihemi më të fortë. Kam nxjerrë një mësim, mos bini pre e provokimeve, sidomos kur jemi person publik. Unë nuk jam e përfshirë direkte në këtë ngjarje, është motra ime.
Jam ndodhur në momentin e gabuar dhe në vendin e gabuar atë natë. Për momentin jam me masë sigurie dhe hetimet vazhdojnë. Unë nuk e njihja personalisht vajzën, mua nuk më kishte cënuar. Po i kemi kërkuar falje në gjykatë, i kërkojmë falje edhe familjes sonë që i kemi stresuar. I kërkoj falje edhe publikut”, tha Antonela Berisha.











