Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë sot se kishin eliminuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm iranian, Ali Shadmani, në sulmet e tyre ajrore.
Ushtria e përshkroi Shadmanin si “komandantin më të lartë ushtarak të Iranit”.
Shadmani u emërua në rolin e tij pas vrasjes së Gholamali Rashid javën e kaluar nga forcat izraelite, i cili ishte ish-kreu i Shtabit Qendror të Khatam al-Anbiya.
“Brenda natës, Forcat Ajrore Izraelite, duke përdorur inteligjencën e saktë të marrë nga Drejtoria e Inteligjencës së IDF-së dhe duke shfrytëzuar një mundësi të papritur, goditën një qendër komande operative në zemër të Teheranit, duke eliminuar Ali Shadmani-n, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të kohës së luftës, komandantin më të lartë ushtarak të Iranit dhe krahun e djathtë të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei”, tha IDF në deklaratë.








