Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka lëshuar një deklaratë pas sulmeve të vendit të tij që synuan një bazë ushtarake amerikane në Katar këtë mbrëmje.
Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Khamenei tha se Irani nuk ka shkelur të drejtat e askujt me këtë sulm dhe as nuk do të lejojë që të tjerët të shkelin të drejtat e tyre, një mesazh që tregon se nëse sulmet amerikane vazhdojnë përgjigjja e Iranit nuk do të mungojë.
“Ne nuk kemi shkelur të drejtat e askujt. As nuk do të pranojmë kurrë që dikush të shkelë të drejtat tona dhe nuk do të dorëzohemi para shkeljes së askujt. Kjo është logjika e kombit iranian”, tha ai në një postim në X.
Kujtojmë se Irani lëshoi 6 raketa në drejtim të bazës amerikane Ajrore Al Udeid në Katar dhe asaj Ain al Asad në Irak. Raketat nuk shkaktuan dëmë apo viktima pasi fatmirësisht u kapën nga sistemet e mbrojtjes ajrore.






