Është rënduar bilanci i të lënduarve nga kundërpërgjigja me raketa e Iranit. Mediat izraelite raportojnë se rreth 40 persona janë plagosur nga sulmet e Iranit. Të plagosur mësohet se janë dërguar në spital dhe po marrin shërbimet mjekësore.
Sipas raportimeve, dy persona janë në gjendje kritike, ndërsa katër persona të tjerë janë të lënduar mesatarisht. Nëntë janë në gjendje të lehtë deri në të moderuar, ndërsa pjesa tjetër është e lënduar lehtë ose vuan nga ankthi akut.
Ndërkohë që ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se Irani kaloi vijat e kuqe duke lëshuar raketa drejt zonave civile të Izraelit dhe se Teherani do të paguajë një çmim të lartë për këtë, duke u zotuar për hakmarrje.








