spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Sulm me thikë në Mynih/ Një grua plagos disa kalimtarë, vritet nga policia

Një ngjarje e rëndë tronditi Mynihun mbrëmjen e së shtunës, kur një grua 30-vjeçare me origjinë bullgare sulmoi disa kalimtarë me thikë në zonën e njohur të Theresienwiese – vendi ku çdo vit zhvillohet festivali i famshëm “Oktoberfest”.

Sipas raportimeve të mediave gjermane si BILD dhe Abendblatt, gruaja arriti të plagoste disa persona përpara se të neutralizohej nga policia.

Oficerët që patrullonin në zonë ndërhynë menjëherë dhe e qëlluan autoren, e cila më pas u dërgua me urgjencë në spital.

Pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale, gruaja ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Deri më tani, motivet e sulmit mbeten të paqarta, por sipas të dhënave paraprake, ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Autoritetet gjermane kanë deklaruar se nuk ka më rrezik për qytetarët, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes. Numri i saktë i të plagosurve nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit