spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Sulm me dronë ukrainas drejt Moskës, mbyllen dy aeroporte kryesore

Një sulm me dronë nga Ukraina ka detyruar autoritetet ruse të mbyllin përkohësisht dy prej aeroporteve kryesore të Moskës, herët mëngjesin e së dielës, raportojnë mediat ruse.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, deklaroi përmes Telegramit se njësitë e mbrojtjes ajrore ruse kishin shkatërruar nëntë dronë ukrainas që po i afroheshin kryeqytetit.

“Shërbimet e emergjencës janë dërguar në zonat ku ranë mbeturinat e dronëve pas ndërhyrjes së mbrojtjes ajrore”, tha Sobyanin, duke shtuar se aktualisht nuk raportohet për viktima.

Ky është një nga shumë sulmet me dron që ka shënjestruar Moskën që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit