spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, 5 persona të vrarë dhe 14 të plagosur

Në rajonin e Lvivit, katër persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave në Telegram.

Një sulm rus në shkallë të gjerë në të gjithë Ukrainën vrau të paktën pesë persona dhe plagosi të paktën 14 të tjerë gjatë natës së 5 tetorit, sipas autoriteteve.

Në rajonin e Lvivit, katër persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave në Telegram.

Një park industrial u përfshi nga flakët gjatë një sulmi me raketa dhe dronë në qytetin e Lvivit, shkroi kryebashkiaku Andriy Sadovyi në Telegram. Ai siguroi se nuk kishte objektiva ushtarake në territor.

Dy rrethe në Lviv nuk kanë energji elektrike dhe transporti publik është mbyllur përkohësisht për shkak të sulmit, tha Sadovyi.

Në qytetin e Zaporizhzhias, të paktën një u vra dhe 10 u plagosën, shkroi guvernatori Ivan Fedorov në Telegram.

Forcat ruse qëlluan me dronë dhe bomba ajrore në Zaporizhzhia, duke goditur një ndërmarrje industriale dhe ndërtesa banimi, shkroi Ivan Fedorov. Sulmi ndërpreu furnizimin me ujë dhe energji elektrike në disa pjesë të qytetit.

Në Vinntysia, një sulm rus goditi një strukturë industriale civile, raportoi Administrata Ushtarake Rajonale e Vinnytsya. Nuk pati të lënduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit