spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Stuhia në Spanjë shemb ndërtesën, tre të vdekur

Stuhia Laurence vazhdon të godasë Andaluzinë, duke lënë pas saj shkatërrim dhe vdekje.

Sipas “El Mundo”, tre persona kanë humbur jetën të premten nga shembja e një ndërtese bujqësore në komunën Coria del Río në Sevilje, si pasojë e erës dhe shiut të fortë.

Disa javë më parë, stuhia Laurence shkaktoi vdekjen e katër personave të tjerë në pjesë të ndryshme të komunitetit andaluzian.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Coria del Río, rreth orës 11:35. të premten, kur një tornado shkaktoi shembjen e ndërtesës bujqësore, duke vrarë tre persona, sipas burimeve të Ministrisë së Shëndetësisë Andaluziane.

Dy nga tre personat që humbën jetën në shembjen e ndërtesës së fermës janë vëllezër, 61 dhe 59 vjeç, nga Sevilja dhe i treti është një burrë 40-vjeçar

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit