Studentja Bhoomi Chauhan i shpëtoi tragjedisë së rrëzimit të një aeroplani në Indi, pasi u vonua për në aeroport dhe humbi fluturimin e saj me Air India.
Chauhan, studente e administrimit të biznesit që jeton në Bristol me bashkëshortin, kishte qenë për pushime në Indinë perëndimore, shkruan BBC.
28-vjeçarja duhej të udhëtonte për në shtëpi me fluturimin AI171 të enjten, i cili u rrëzua menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar vdekjen e 241 pasagjerëve dhe të tjerë në tokë.
“U zemëruam shumë me shoferin tonë dhe u larguam nga aeroporti të frustruar,” rrëfen ajo. “Isha shumë e zhgënjyer.”
“Aty pranë ndaluam për të pirë një çaj dhe ndërkohë po diskutonim me agjentin e udhëtimit për mundësinë e një rimbursimi për biletën.”
“Pikërisht atëherë mora një telefonatë që më tregoi se avioni ishte rrëzuar.”
“Është një mrekulli e vërtetë për mua,” thotë Chauhan, e cila shpëtoi nga një prej tragjedive më të rënda ajrore, falë një vonese të rastësishme në trafik.








