Stresi, fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale duke shprehur hapur mbështetjen e tij për banorin aktual të shtëpisë, Labinot Rexhën.
Përmes një postimi, Stresi u ka bërë thirrje ndjekësve që të votojnë për Labin, duke theksuar se prania e tij i jep energji lojës dhe mban gjallë debatin dhe emocionin brenda shtëpisë.
Ai shprehet se pa Labin, Big Brother do të bëhej i mërzitshëm dhe “do ngelnin në gjumë”.

Sipas Stresit, Labi sjell atmosferë, emocione, debate të forta, por edhe momente argëtuese, duke qenë një nga figurat kyçe të këtij edicioni.
Në fund, ai shton se po të kishte edhe artikulimin do të përfundonte Big Brotherin.
“Normal që Labin do të shpëtojmë të gjithë bashkë. Paramendoje mos me qenë Labi Big Brother fiket dhe fillon gjumi”.
“Të paktën ky jep energji debate, këndim, atmosferë emocione, lot rrëmujë e gjëra argëtuese”.
“Me pas edhe artikulimin ish kry Big Brother javën e dytë që ka hyrë”, tha ndër tjerash Stresi.








