spot_img
spot_img
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Stresi del hapur në mbështetje të këtij banori të BBVK

Reperi i njohur dhe fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Stresi, vazhdon të jetë mjaft aktiv në ndjekjen e formatit, duke mos i kursyer komentet e tij mjaft direkte për banorët e këtij sezoni.

Së fundmi, përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, ai ka kërkuar publikisht shpëtimin e Labit nga eliminimi, duke e konsideruar atë si shtyllën kryesore të argëtimit në shtëpi.

“Normal që Labin do e shpëtojmë të gjithë bashkë! Paramendo mos me qenë Labi, Big Brother fiket, fillon gjumi. Të paktën ky jep energji, debate, këndim, atmosferë, emocione, lot, rremujë, meme, funny things… Me pas edhe artikulim, ishte bërë krye Big Brother javën e dytë që ka hyrë,” ka shkruar Stresi në postimin e tij, duke vlerësuar dinamikën që Labi i sjell lojës.

Kjo mbështetje vjen si një befasi e këndshme, duke kujtuar se në një intervistë ekskluzive të dhënë më parë për Prive By Liberta Spahiu, Stresi pati deklaruar se një nga banoret që ai dëshiron ta shohë fituese është Elijona.

Me sa duket, reperi vlerëson lojën e fortë të Elijonës si konkurrente, por në të njëjtën kohë kërkon që shtëpisë të mos i mungojë “zhurma” dhe energjia e Labit, duke i trazuar kështu ujërat e preferencave në këtë garë të ethshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit