Moderatorja Alketa Vejsiu ka reaguar në lidhje me protestat studentore që kanë përfshirë Tiranën, të shoqëruara me tensione dhe përplasje me Policinë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vejsiu përcjell një mesazh për kryeministrin Edi Rama, teksa thotë se asnjë post politik nuk vlen më shumë se jeta e një njeriu, ndërsa iu bën thirrje shqiptarëve të mos kthehen kundër njëri-tjetrit, pavarësisht bindjeve të tyre politike.
Postimi i saj:
“Asnjë kolltuk nuk vlen sa jeta e një shqiptari!”
STOP VËLLAVRASJES!
Jo shqiptarët kundër shqiptarëve! Mos!
Mund të kemi bindje të ndryshme. Mund të mos pajtohemi për qeverinë, për opozitën, për mënyrën si drejtohet vendi apo për mënyrën si protestohet.
Por Shqipëria nuk i përket një qeverie, një partie, një proteste apo një brezi.
Shqipëria na përket të gjithëve. Shqipëria është e shqiptarëve!
Na Mbro o Zot”, shkruan ajo.








