“Stop shtrembërimit të historisë”, protesta e OVL UÇK-së kundër ekspozitës së Shkëlzen Gashit

Ka filluar protesta e OVL UÇK-së, para Kuvendit të Kosovës, në reagim ndaj ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” me autor Shkëlzen Gashin, e cila paraqiti në mënyrë të pasaktë të dhënat historike për Masakrat në Kosovë.

Dje në konferencën për media, përfaqësuesit e këtyre organizatave thanë se protesta është thirrur si kundërshtim ndaj çdo përpjekjeje për relativizimin e krimeve serbe dhe shtrembërimin e historisë së Luftës Çlirimtare.

Ata theksuan se nuk do të heshtin përballë, siç thanë, fyerjes së viktimave dhe deformimit të së vërtetës historike.

“Nuk pranojmë relativizimin e krimeve serbe, nuk heshtim përballë fyerjes së viktimave tona. Për këtë arsye, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë vendosur që nesër, e hënë, në ora 13:00, të organizojnë protestë para Kuvendit”, tha kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

“Ne shoqatat e dalura nga lufta, siç e keni parë dje edhe reagimin kundër kësaj ekspozite që ka ndodhë, që ka qenë në sheshin e Prishtinës. Dua ta falenderoj pa hezitim, Përparim Ramën që ka marrë aksion të shpejtë për t’i larguar, që për ne kanë qenë një fyerje, jo vetëm për neve, por edhe si shoqëri dhe si komb”, tha Gucati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit