Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka reaguar pas shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë.
Statovci ka thënë se një pjesë e qytetit ka ngelur pa rrymë, pa ujë dhe pa qerkullim dhe se kjo po rrezikon jetën e qytetarëve në Prishtinë.
“Shembja masive e dheut në rrugen “Don Shtjefën Kurti”, ka lënë një zonë të terë te izoluar dhe paralizuar.
Kjo është pasojë e një SHFRENIMI URBANISTIK që po ndodhë në Prishinë. Është pasojë e ndërtimeve që nuk respektojnë asnjë kriter sigurie, e të mos flasim për kritere urbanistike”, ka deklaruar ajo.









